Varhelyi: Liderët politikë në Shqipëri të bashkëpunojnë për avancimin e reformës në gjyqësor

vvvv.png

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Gjatë prezantimit progres raportit për vendet kandidate të BE, Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ka theksuar s, se në të gjithë rajonin është bërë progres në luftën kundër krimit.

Ai tha se Shqipëria ka arritur rezultate të prekshme në reforma, në luftën kundër korrupsionit dhe zgjedhjet janë organizuar në përgjithësi mirë.

Varhelyi bëri thirrje që liderët politikë duhet të japin mbështetjen e tyre për dialogun në reformën në gjyqësor dhe në zbatimin e ligjit.

Sa i përket vendeve të tjera komisioneri tha se Kosova ka qeverinë e saj të re që u përcaktua në zgjedhjet e shkurtit dhe është me rëndësi që të shënojë progres në luftën kundër korrupsionit.

“Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për lehtësimin e vizave. BE ka mundësuar dialog mes Kosovës dhe Serbisë.

Sa i përket Turqisë BE është i gatshëm të angazhohet me të për të rritur bashkëpunimin në disa fusha. Turqia duhet të përmbushë detyrat e saj. Kjo është në interes të përbashkët të të dyja palëve. Uroj të angazhohemi në fusha të tjera me të. Ajo duhet të bëjë më shumë në fushën e të drejtave të njeriut dhe korrupsionit. Turqia vijon një rol të rëndësishëm për sa i përket emigracionet pasi marrë një numër të madh refugjatësh. Kjo ka ndodhur edhe falë një marrëveshjeje mes nesh. Ne do të japim ndihmën tonë për situatën në kufi. Ashtu sikurse e keni parë nga paketa ka progres kudo. Roli juaj ka qenë i rëndësishëm. Kemi parë zgjedhje me standarde. Falënderoj të gjithë për punën që keni bërë për të dhënë rezultate.”, tha ai

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë