Komisioneri Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi tha se nuk ishte roli i BE-së të fliste për bashkëpunimin e Serbisë me “vendet e treta”, për të parë që Kina po tregonte interes për të investuar në Serbi, por se BE kishte një “ofertë më të mirë”.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, çfarë shqetëson BE për Serbinë për bashkëpunimin e saj me Kinën, Varhelyi kujtoi se BE dhe anëtarët e saj përfaqësojnë investitorin më të madh në rajon, përfshirë Serbinë.

“Ne mbulojmë 70 përqind të investimeve dhe madje edhe më shumë tregti, dhe kjo nuk po ndryshon, dhe unë nuk pres që të ndryshojë. Përkundrazi, me planin e investimeve ekonomike, unë pres integrim edhe më të thellë të Serbisë me BE. Ne jemi duke punuar për atë dhe ky është qëllimi ynë,” tha ai.

Varhelyi tha se nuk ishte roli i BE të fliste për marrëdhëniet e Serbisë me vendet e treta.

“Sigurisht që ne do të dëshironim që Serbia të na bashkohej dhe kjo është arsyeja pse ne kemi bërë një ofertë tërheqëse. Eshtë gjithmonë më mirë të kesh një plan pozitiv. Unë shoh që investitorët kinezë po tregojnë interes, por unë mendoj se kemi një ofertë më të mirë,” përfundoi ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re