Komisioneri Evropian per Zgjerimin Oliver Varheleyi vizitoi sot Kosovën ku u takua me presidenten e vendit Vjosa Osmani.

 

Në një konferencë të përbashkët për shtyp Varheley i bëri thirrje Prishtiners që të vijoj luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

 

“Nëse ka një mesazh të qartë që vjen gjithmonë nga Prishtina dhe Kosova është se eshte shumë e përkushtuar sa i përket përafrimit me BE-në. Keni treguar angazhim në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë. Diskutuam çështjen e reformave dhe arritjet në gjashtë vitet e fundit. Reformat duhet të jenë të vazhdueshme dhe të zbatueshme, duhet një regjistër i tyre. Mirëpresim angazhimin e qeverisë për përmirësimin e sistemit të drejtësisë, në luftën kundër korrupsionit. Duhet te luftohet krimi i organizuar dhe korrupsioni

 

Ndërkohë  presidentja Osmani  deklaroi se Kosova mbetet e përkushtuar për të ecur drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

 

 “Kosova vazhdon të qëndrojë përkrahë aleatëve për ta mbrojtur demokracinë e vlerat qe na bashkojnë. Angazhimi ynë për ta forcuar policinë dhe për ta ngritur profesionalizmin janë prioritet për institucionet tona sepse është gjëja më e duhur për qytetarët tanë. Siç e dini pas vonesave të gjata dhe të padrejta nga 1 janari i vitit të ardhshëm Kosova do të jetë më afër BE-së, me liberalizimin e vizave”.

 

Përsa i përket dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit komisioneri evropian nënvizoi se palet duket te zbatojnë marrveshjet per te cilat kane rene dakord.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re