Ministria e Punëve të Jashtme të Malit të Zi dhe Komisioneri Evropian për Zgjerimin Oliver Varhelyi mirëpritën vendimin e qeverisë së Serbisë për të hequr dorë nga dëbimi i ambasadorit të Malit të Zi në Serbi, sepse, theksojnë ata, nuk kishte asnjë arsye për këtë.

Por ndërsa Serbia do të heqë dorë nga dëbimi i Tarzan Millosheviç, Podgorica, sipas agjencive, do të mbetet konsistente në shpalljen e diplomatit serb në Malin e Zi Vladimir Bozoviç si një person “non grata”.

Ministria e Punëve të Jashtme përsëriti se Bozhoviç ndërhyri në punët e brendshme të Malit të Zi me disa deklarata në media dhe se ai u shpall kështu persona “non grata” në Mal të Zi.

Ata thanë se pritej që qeveria e Serbisë të tërhiqte vendimin për dëbimin e ambasadorit të Malit të Zi, sepse, siç pretendojnë ata, ai nuk ndërhyri në punët e brendshme në atë vend.

Siç agumentoi Podgorica, atij (ambasadorit serb) i ishte tërhequr vazhdimisht vëmendja “me një paralajmërim se kjo është sjellje e paligjshme dhe jodiplomatike ndaj vendit pritës, për fat të keq, kot dhe pa kuptuar”.

Duke komentuar thirrjen e Komisionerit Varhelyi për qeverinë malazeze të tërhiqte vendimin për përjashtimin e ambasadorit serb, Ministria e Jashtme e Malit të Zi tha se Varhelyi nuk kishte arritur të shkëmbente informacione dhe mendime themelore me autoritetet në Podgoricë.

“Ne besojmë se ai, veçanërisht si dikush që vjen nga Hungaria, një vend me ndjeshmëri të shtuar ndaj çështjeve të kësaj natyre, si një politikan dhe zyrtar do ta kuptonte më mirë qëndrimin tonë ndaj ambasadorit i cili ndërhyn vazhdimisht në punët e brendshme dhe shkel interesat kombëtare të vendit pritës”, tha Ministria e Punëve të Jashtme të Malit të Zi.

Të shtunën, Podgorica e shpalli ambasadorin serb Vladimir Bozoviç si një person të padëshirueshëm dhe i kërkoi të largohej nga Mali i Zi, duke kritikuar deklaratën e tij se vendimi i Asamblesë së Podgoricës për të aneksuar Malin e Zi në Serbi në 1918 ishte “çlirim” dhe “vullnet i lirë” i popullit malazez.

Qeveria malazeze beson se asambleja ishte e paligjshme dhe se Bozhoviç, me deklaratën e tij, “zhvlerësoi shtetin që i dha mikpritjen diplomatike”.

Disa orë pas lëvizjeve të autoriteteve malazeze, Beogradi u përgjigj me një masë reciproke dhe e deklaroi ambasadorin malazes në Beograd një person të padëshirueshëm.

Por një ditë më vonë, kryeministrja serbe Ana Brnabiç tha se Beogradi do të tërhiqte në mënyrë të njëanshme vendimin reciprok për përjashtimin e ambasadorit të Malit të Zi.

Varhelyi i bëri thirrje Malit të Zi të bëjë të njëjtën gjë, por nuk iu plotësua direktiva diplomatike.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re