Shkrim nga Dr. Leidon Shapo !
Me Gushtin bashke iku dhe vapa, Zoti apo ekspertet e dine çvjeshte/dimer vjen prapa..
Kur OBSH permendi qe skemi me status pandemik Covidi shumekush u gezua pamase, por dhe vete OBSH perfshi ekspertet e dinin se vendin e pandemise do e zinte shume shpejt jo domosdosherisht perkufizimi endemik, por vazhdimesia e bishtit Covidian dhe goditjes mes nenvarianteve Omicroniane qe ne varesi te mbuleses vaksinore dhe mbrojtjes imunitare ne popullate mund te krijonin vale me te vogla reziku me me pak shtrime spitalore dhe vdekje ama me rezikshmeri me te larte tek grupet vulnerabel (nje kategori jo e vogel njerezish).
U pa dhe debatua ne dy vitet e shkuara mundesia e nje mundesie “dydemie” ose shkurt – një epidemi gripi që shpaloset në mes të një pandemie të COVID-19.
Komuniteti mjekësor ishte i shqetësuar se nëse do kishte një numër në rritje të rasteve të gripit, ai do të sforconte sistemin spitalor në krye të asaj që po ndodhte me pandeminë COVID-19.
Ne dy vitet e shkuara virusi i gripit shkaktoi nje numer tejet te larte te semundjes ne bote perfshi dhe vendet me sustem.te larte survejance e mbulese te mire vaksinore.
Ashpërsia e sezonit të gripit të këtij viti është e paparashikueshme, por me afrimin e dimrit te shumte jane ata qe mund të kolliten dhe teshtijnë, kështu që gjasat e transmetimit janë shumë më të larta kur dikush ka simptoma aktive.
Por cilat janë saktësisht keto simptoma? Ashtu si në pranverë kur dallimi midis alergjive sezonale dhe nenvarianteve te Omicron vazhdonte te konfuzonte personelin, sfida tani do të jetë identifikimi i shenjave të nenvariateve te COVID-19 kundrejt gripit stinor.
COVID-19 kundër gripit: Cili është ndryshimi?
Fillimisht dallimi mund te mos jete i lehte. Edhe pse gripi dhe COVID-19 shkaktohen nga viruse krejtësisht të ndryshme, ato ndajnë një sërë simptomash:
Ethe
Lodhja
Kollë
Dhimbje të fytit
Rrjedhje nga hunda
Probleme me frymëmarrjen (marrje fryme ne efort minimal)
Dhimbje trupi
Dhimbje koke
Etj..
Sidoqoftë, ekzistojnë dy dallime të dukshme midis gripit dhe varianteve me te fundit qarkulluese te COVID-19 (ne perhjithesi).
Së pari, humbja e shijes dhe nuhatjes është specifike për COVID-19 dhe nuk shihet tek njerëzit që kanë grip. “Ky është një ndryshim qe ende mbetet shumë i rëndësishëm për të dalluar gripin dhe COVID-19. Ndërsa mund të mos shfaqet në të gjithë pacientët (rreth 38% deri në 55% e pacientëve kanë raportuar humbje të shijes dhe rreth 40% kanë raportuar humbje të nuhatjes), kjo simptomë specifike mund të shfaqet diku nga dy ditë pas kontraktimit të virusit deri në 14 ditë pas fillimit të simptomave.
Veçantia e variantit BA. 2.86 (Pirola) eshte se shenjat i ka:
Kollë
Dhimbje të fytit
Rrjedhje nga hunda
Teshtitje
Lodhja
Dhimbje koke
Dhimbje muskulore
Shqisa e ndryshuar e nuhatjes
Së dyti, mënyra se si shfaqen simptomat tek pacientët është shumë e ndryshme. Si gripi ashtu edhe COVID-19 shkaktojnë kollë dhe gulçim, por në përgjithësi, simptomat e COVID-19 kanë tendencë të zgjasin më shumë se gripi. Ato mund të zgjasin për disa javë, nëse jo muaj (si psh Covidi i gjate).
Ka dhe shenja te tjera si skuqje apo kruarje sysh, skuqje dhe kruarje te lekures, etj.
Çfarë duhet bëre nëse mendojme qe kemi grip, COVID-19 – ose të dyja?
Eshte pare nga vitet e shkuara qe është e mundur të dalësh pozitiv për gripin dhe COVID-19 në të njëjtën kohë; megjithatë, sipas ekspertevd “mundësia e një koinfeksioni është shumë, shumë e ulët”.
Venia e diagnozes mbetet e rendesishme.
@ Flisni me mjekun e familjes. Nëse keni një shenjë treguese të COVID-19 ose gripit, është e rëndësishme të kërkoni kujdes mjekësor. Le të themi se ju fillon me dhimbje koke, ethe, dhimbje trupi dhe lodhje. Unë do të vendosja një maskë, do të izolohesha nga familja dhe do të flisja me mjekun për simptomat. A do bere kjo nga te gjithe kete vjeshte/dimer? Jo domosdoshmerisht por kategori ne risk dhe grupe vulbetabel duhet ta bejne dhe duhet te qëndrojnë ne shtepi e mos udhetojne trenave pa maske apo shkojne ne pune e teshtijne apo kolliten neper mbledhje me koleget ne ambiente te mbyllura!
@ Testohuni mes testeve te shpejta: Është e rëndësishme që të testohemi sa më shpejt që të jetë e mundur për COVID dhe grip”. Ne fakt tamponi i hundës mund të përdoret për të testuar si për COVID-19 ashtu edhe për gripin. Mire e ke ti – do thote dikush – po ku ti gjejme keto teste tani qe Covidua ‘iku e na la’? Eh ngjan si pyetje retorike aty ku shendetsia shpesh lufton me mullinjte e eres..
@ Filloni trajtimin. Pas venies se një diagnoze, ju mund të vazhdoni me trajtimin e duhur. Për gripin, standardi është një preparat antiviral që mjeku i familjes mund të përshkruajë qe ndihmon në zvogëlimin e ashpërsisë së simptomave dhe shkurtimin e kohëzgjatjes së sëmundjes. Për rastet më të lehta të COVID-19, shumica e njerëzve mund të shërohen në shtëpi duke monitoruar simptomat e tyre, duke pushuar dhe duke pirë lëngje.
Nëse keni probleme me frymëmarrjen, dhimbje të vazhdueshme, presion në gjoks, konfuzion (qe se keni pase me pare), paaftësi për t’u zgjuar ose për të qëndruar zgjuar, ose shenja te tjera alarmante (buze ose fytyre), kërkoni menjëherë kujdes mjekësor urgjent.
Kush tha qe kaq ishte?
Jo jo – eshte koha qe ne veçanti grupet vulnerabel (65 vjeç e lart, ata me semundje kronike pre-ekzistuese, imunitet te rene, etj.) qe vaksinen e fundit perforcuese kunder COVID-19 dhe gripit kane nje vit pa e bere te marrin dozat e radhes per kete dimer!
Ne smund te parashikojme te ardhmen, por mund dhe duhet te petgatitemi per te..
Ps: Ah se me doli nga mendja: Nuk ka vale Covidi apo gripi apo “ujku te te çaje’ nese nuk ka te dhena!
E meqe dolem tek te dhenat ca thenie me vlere sa vijon:
* Të dhënat janë një gjë e çmuar dhe do të zgjasin më shumë se vetë sistemet.” …
* “Gabimet duke përdorur të dhëna të pamjaftueshme janë shumë më pak se ato që nuk përdorin fare të dhëna.” …
* “Nëse statistikat janë të mërzitshme, ju keni grumbullu numrat e gabuar.” …
* “Pa të dhëna, ju jeni thjesht një person me një opinion plus..