Sot në një lidhje “Skype” për Faxneës ka qenë mjeka Aurora Dollenberg, për të folur në lidhje me prezencën e dy varianteve të reja Omicron në vendin tonë.

Ajo tha se këto variante janë më të lehta sa u përket simptomave por kanë një transmetueshmëri të lartë.

Dollenberg shtoi se në muajt e ardhshëm do të ketë një infektim në masë të popullatës ndërsa tregon se kur do të kalohet nga pandemi në endemi.

Dollenberg: Nga ana simpomatike më i lehtë por përhapet edhe më shpejtë. Në muajt që vijon do kemi një infektim të madh të popullatës dhe do ketë një imunizim të njerëzve.

Nuk do ketë më shtrëngim të masave kufizuese, po shkojmë drejt një hapje të madhe. Gjermania prej prillit është jashtë detyrimit të maskës në ambiente publike, nuk duhet testi negative i PCR për ata që janë të pavaksinuar.

Fakti që variantet e reja po hapen me shpejtësi marramendëse , duke cuar në rritje të anti trupave, pa pasur nevojë të vaksinohen.

Është i ngjashëm me një virozë sezonale. Një ftohje ku secili do jetë në gjendje do jetë i mbrojtur nga komplikacionet e mundshme.

Shumë shpejt do të kalojmë nga pandemi në endemi. Nuk e dimë nëse do të dalë një varian I ri, garanci nuk kemi, e vetmja masë e fortë që kemi pasur ka qenë vaksina. Kjo na garanton që ti kalojmë variantet sa më lehtë.

Në një sistëm shëndetësor si Shqipëria ka pasur disfavore se njërëzit nuk kanë marrë shërbimin, mndrushe nga Suedia dhe Danimarka, që e kanë shumë herë më ndryshe. Sjelljsa e quytetrëve ka qënë njësoj si e tyre por sistemi shëndetësr nuk ka qenë i njejtë.

Këtë verë mund të themi mbi 99 % se do të jetë e lirë nga pandemia, sdo mbahet maska. Këtë verë do të marrim frymë pas 2 vitesh.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re