Përhapja e një varianti të ri të koronavirusit në Britaninë e Madhe, ka detyruar edhe Shqipërinë të ndalojë fluturimet me këtë vend.
Ministrja Manastirliu, lajmëroi se fluturimet do të ndalohen që prej ditës së nesërme, deri në datën 6 janar.
Varianti i ri i koronavirusit është rreth 70% më infektues.
“Kemi vendosur pezullimin e fluturimeve me Britaninë e Madhe duke filluar nga ora gjashtë e ditës së martë der në datë 6 janar.
Vendoset masa e karantinës së detyrueshme deri në 14 ditë, për shtetasit që mbërrijnë nga ky vend.
Vendosja e izolimit të detyrueshëm 14 ditor vjen si një masë paraprake për të shmangur përhapjen e këtij varianti”, deklaroi ministrja”.
vijon…
/TPZ.al/
