Në një intervistë, epidemiologu Ilir Alimehmeti bëri një analizë të situatës së përgjithshme të Covid-19 në Shqipëri, varianti ‘Omicron’ dhe disa ide se kur mund të përfundojë pandemia plotësisht. Ai deklaroi se COVID-19 po rrit rastet e të infektuarve por kjo nuk është shqetësuese sipas tij:

Është një rrugë e qartë drejt endemizmit, por për momentin jemi akoma në rritje të rasteve ne do të na duhen më shumë kohë sepse jemi 4 javë më pas nga pikëpamja epidemiologjike. deri nga fundi janarit ne do të jemi dicka në rritje me rastet e reja, deri tani spitali nuk po tregon shenja alarmante prandaj nuk është shqetësuse.

Ndërsa u shpreh se ka disa simptoma dalluese të Omicronit të cilat janë më të lehta se Delta por shpesh nuk kapen dot nga testi shpejt por përmes PCR:

Simptomat janë dhimbje gryke, hundë të zëna, temperaturë, dhimbje koke, dhimbje trupi të ngjashëm me gripin. Ajo që e ndan është PCR, testet e shpejta kanë një ulje të lehtë të sensitivitetit përkundrejt Deltës, por është edhe rrjedhojë e faktit se koha që mund ta kapnim me Deltën, tamponin e shpejtë e bënim nga dita 2 deri nëë ditën e pestë por është shpejtë prandaj tani dritarja e saj është ngushtuar tani. Dhe ka një gjasë që kjo dritare mos e kap më viursin por Pcr po

I pyetur nëse duhen vaksinuar personat që e kanë kaluar Covid-19 ai shprehet se në të dyja rastet riinfektimi është i mundshëm:

Mund të riinfektohen por jemi shumë të qartë që një person që ka kaluar në mënyrë natyrore , ka pasur një përgjigje imunitare shumë më të gjerë sesa personat që janë vaksinuar, sepse personat që janë vaksinuar kanë marr vetëm proteinën spajk. E njeh atë proteinë dhe nëse ndryshon pak diferenca është e madhe ndërkohë që kush e ka kaluar në mënyrë natyrore jo vetëm njeh proteinën spajk por njeh edhe nuklokapsidin që është mbështjellja e virusit por njeh edhe proteinat që ndodhen brenda virusit vet sepse është shumuar tek ky person. Pra, do ta kalojë shumë lehtë nëse riinfektohet.

Po ata që janë vaksinuar?

Sërish shumicën dërrmuese të rasteve e kalon më lehtë dhe me Deltën ne këtë shifër e kishin ndërmjet 95% ky ishte efektiviteti në format e rënda në varësi të vaksinës. Ndërkohë që për të riinfektuarit ky efektivitet ishte 99.5%, pra qartësisht më i lartë.

Ndërsa u shpreh se Omicron trajtohet me paracetamol dhe pije të ngrohta dhe se antibiotiku s’bën asgjë për virusin, prandaj qytetarët duhet të tregojnë kujdes në përdorimin e tyre pa recetën e mjekut:

Nëqoftëse mjeku e rekomandon dhe ka parë diçka që shkon për infeksion bacterial atëherë bën sens antibiotiku. Antibitoku nuk jepet pa recetë mjeku, nuk mund ta japi dot farmacisti, nuk mund ta blesh dot vetë për këtë arsye, nuk vlerëson dot nëse ke nevojë sepse për virus nuk bën asgjë. Ama cfarë ndodh në kokën e njerëzve , marrin antibotik për 3-5 ditë ndërkohë ky është zgjidhur vet sepse thjesht kanë kaluar ato 3-5 ditëqë ju thash më parë. Në këto 4-5 ditë shenjat janë virale, trajtohet me paracetamol me ibuprofen në varësi të nevojës, jo të kesh regjim fiks, me pije të ngrohta, me lëngje, me ushqim të rregullt. Nëqoftese vendosen ndërlikimet pleumonia klasike atëherë këtu është ndërhyrja nga mjeku që vendos nëse duhet të bësh këto ekzaminime apo mjekime.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re