Mazhoranca ka reaguar pas pretendimeve të opozitës se ajo nuk e do vettingun e politikës. Anëtarja e re e kryesisë, Elisa Spiropali, iu përgjigj deputetit demokrat Salianji, depozituesit në Kuvend të një projektligji mbi vettingun në politikë, por që PS pretendon se me këtë formë goditen dy instancat e reformës në drejtësi, SPAK e BKH, ato të cilat sipas saj e realizojnë më së miri vettingun e politikës.

“PD-në e ka kapur frika nga Vettingu, nga SPAK-u dhe BKH dhe tani dalin me një propozim, që në fakt nuk bën asgjë tjetër veçse minon Reformën në Drejtësi, SPAK-un, BKH dhe vettingun që ato do të bëjnë”, tha znj. Spiropali.

“Propozimi i tyre është të marrësh Reformën në Drejtësi dhe ta grisësh. Luli mund të ketë frikë nga SPAK-u e BKH, por kjo nuk është arsye qe ne ti vëmë shkelmin vettingut që njësoj siç po pastron drejtësinë nga të korruptuarit e të paaftët, do pastrojë edhe politikën”, shtoi socialistja duke shpalosur qëndrimin e forcës që përfaqson.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re