Një dosje e publikuar nga “Progressive International” në lidhje me atë që po cilësohet si “revolucioni Flamingo” dhe denoncimet për një perandori të paligjshme të pasurive të paluajtshme në Shqipëri, ka sjellë reagimin e fortë të ish-ministrit grek të Financave, Yanis Varoufakis.

This is a devastating forensic report by the Progressive International on the causes and nature of Albania’s ‘Flamingo’ rebellion. A must read by anyone and everyone who opposes the plunder of People & Nature by the international oligarchy. https://t.co/SkwCyImqXy

— Yanis Varoufakis (@yanisvaroufakis) July 7, 2026

Përmes një statusi në rrjetet sociale, ish-ministri grek, Yanis Varoufakis, e ka konsideruar dokumentin e publikuar si një dëshmi rrëqethëse të grabitjes që po i bëhet Shqipërisë nga oligarkia ndërkombëtare, duke bërë thirrje që ky raport të lexohet nga të gjithë.

“Ky është një raport shkatërrues dhe investigativ nga Progressive International mbi shkaqet dhe natyrën e rebelimit ‘Flamingo’ në Shqipëri. Një lexim i detyrueshëm nga kushdo dhe nga të gjithë ata që kundërshtojnë plaçkitjen e Popullit dhe Natyrës nga oligarkia ndërkombëtare,” shkruan Varoufakis.

Ky reagim i Varoufakis vjen menjëherë pas publikimit të statusit të plotë të David Adler, koordinatorit të “Progressive International”, i cili ka zbardhur detaje tronditëse nga ajo që është pagëzuar si Edi Rama Files. Adler akuzon drejtpërdrejt kryeministrin shqiptar se qëndron në krye të një sistemi kleptokratik korrupsioni.

“Sot, Progressive International publikon ‘Dosjet Edi Rama’ (Edi Rama Files), një dosje shpërthyese që e vendos kryeministrin shqiptar, Edi Rama, në krye të një perandorie të paligjshme të pasurive të paluajtshme, që shtrihet nga bregdeti i vendit deri në kryeqytet,” deklaron Adler.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re