Pas një muaji pune dhe gërmimesh, në këtë sipërfaqe toke, në Strikcan të Bulqizës arkeologët bënë zbulimin më të rrallë në Shqipëri, si dëshmi unike e antikitetit. Bëhet fjalë për një varr monumental 1700 vjeçar.
Arkeologët vijojnë me gërmimet mbi sipërfaqen e varrit për ti dhënë të gjithë formën e duhur monumentit të rrallë, aty ka ky qenë struktura e varrit që i përket periudhës romake të shek të tretë.
Të dhënat e para për ekzistencën e një monumenti të tillë institute i arkeologjisë i ka disa dekada më parë.
“Të dhënat e para vijnë që në perifudhën komuniste nga punimet e tokës, ku banorët zbulonin betone. Duke nisur nga këto indicie. Që ne fillim bëmë një vëzhgim arkeologjik. E kuptuam që në fillim që kishim të bënim me një monument të madh.”
Përmasat tregojnë se aty prehej nje person që i përkiste shtresës së lartë të shoqërisë.
Gurë gëlqerorë të cilësisë së lartë. I gjithë monumenti 9 metër i gjatë dhe 6 metër i gjatë.
“Këtu jemi në një nga ambjentet e varrit, te shkalla. Mendojmë që këtu është kryër rituali që në cdo vit familjarët rifreskonin trupin me ushqime të reja dhe pije.Me tutje vazhdojmë me paradhomën. Dera ka përmasa të mëdha dhe këtu jemi me dhomën e varrimit. I gjithë guri është i ardhur, jo lokal.”
Ky është shtrati i varrit. Dy individë, njëri i gjinisë femërore dhe mashkullore.
Mbishkrimet dhe mbetjet e tekstilit te arit që u gjendën bremsa varrit monunental, të cilat tashme po studiohen japin të dhëna të rëndësishme.
“Na flet kush ka qenë i nsjeri, emri i tij ka qenë Geliano, emer i periudhës romake ka vdekur 40 vjec dhe pjesa tjeter është një mbishkrim i perendisë jupiter. Kjo tregon me rolin e rëndësishëm që ky person ka pasur me pushtetin ne periudhën romake.
Zbulimi i rralle solli edhe debatet ne lidhje me origjinën e të varrosurit.
“Ka emër romak, por nuk do të thotë që ka origjinën nga territori italik, pra nga Roma. Ne këtu jemi në provinën e ilirikumit. Cdo njeri që jetonte këtu ishte nga ilirikumi.”
Varri është grabitur disa herë dhe sipas arkeologut kjo ka ndodhur në dy periudha, në antikitet, por edhe në atë moderne.
“Korrniza e varrit është tërhëqur me mjete të rënda. Edhe dera është shkallmuar, nukne dimë nëse është arritur të futeshin brenda.”
Vendodhja e varrit monumental është një tjetër tregues i rëndësishëm historik.
“Peizashi dhe natyra ishin të rëndëaishëm për vendodhjen e varrëve. Në një pikë strategjike, ku shpirti i te vdekurit shihte luginën e Drinit.”
Në pak ditë nga zbulimi, ka tërhequr vizitorë të shumtë.Zbulimi i rrallë pritet të kthehet në një atraksion të rëndësishëm turistik, si një vlerë e shtuar për Bulqizën.
“Jam nga sopoti fshati këtu pranë. E pashë në rrjetet sociale dhe erdha bashkë me gjyshin. Unë jetoj në Athinë dhe kam parë pafund, por kjo ishte gjëja më e vecantë që kam parë ndonjëherë. Jam shumë i emocionuar.”
Në këtë zonë, të njohur si Fushë Gurrë të fshatit Strikcan ka të dhëna për të tjera objekte arkeologjike, që faktojnë se në këtë zonë ka pasur jetë edhe në periudha më të hershme të antikitetit gjatë perandorisë romake.
