Ish myftiu i Tiranës, Ylli Gjura, ka folur për Fax Neës, lidhur me debatin përsa i përket mundësisë së varreve murale të cilat mund të shihen si zgjidhje për të mos zënë kaq shumë territore tokash për varrosjen e njerëzve.

Në fjalën e tij, ish myftiu, u shpreh se myslimanët ishin kundër kësaj praktike sepse sipas tij nga toka kemi ardhur dhe aty duhet të dorëzohemi. Më tej, ai tha se qytetarët nuk e donin diçka të tillë pasi nuk është në traditat shumëshekullore.

Ylli Gura, ish myfti i Tiranës

Mbi mënyrat e reja të varrosjes së qytetarëve. Në atë kohë të caktuar kemi qenë në komunikim të vazhdueshëm me bashkinë Tiranë për këtë debat. Nga pikëpamja fetare ka një ndjeshëmëri të lartë.

Si ka ardhur ky propozim tek krerët e komuniteteve fetare?

Së bashku me përfaqësuesit e tjerë është biseduar sepse kjo ka marrë një formë ligjore. Gjej rastin të përshëndes edhe nismën e qeverisë për të njohur mundësinë e njohjes së ceremonive fetare sipas riteve të religjioneve fetare. Cfarë do të thotë që është nëj vëmendje e qeverisë në respektim të komuniteteve fetare. Do të thotë që komunitetet fetare mund të merrnin toka në zotërim për të bërë varrosjen e qytetarëve.

Gjë që e bën më të lehtë edhe në aspektin financiar. Pra kjo do të thotë se komunitetet fetare e kishin mundësinë për të praktikuar mënyrat e tyre të varrimit. Ndërsa nga pikëpamjet e varrimit sipas ritualeve që mbahen në Europë, ishte dicka e re.

Po shohim dita ditës shumëçka rreth jetës tonë, ne po ngushtohemi në parametra ekonomikë dhe financiarë, po përpiqemi të sajojmë disa mënyra të reja të përcjelljes së njerëzve tanë të dashur. Kemi ardhur nga toka dhe dorëzohemi dhe shkojmë në tokë, pas një harku kohor të jetës tonë. Në aspektin fetar, brenda kornizës islame, kjo është. Ne sikundër besojmë të vërtetën që kemi ardhur nga toka dhe i dorëzohemi asaj, në traditën tonë shumë-shekullore, është dorëzimi në tokë.
Pjesa e varrimeve në kryeqytet apo në metropole, mund të jap një shembull tjetër të mirë, në shumë vende të tilla, ku në aspektin ligjor është respektuar ndjeshmëria e qytetarëve myslimanë apo të krishterë, për një përcjellje të tillë drejt banesës së fundit.

Mënyra e keqpërdorimit dhe keqmenaxhimit e tokës dhe hapësirës publike. Pra njëfarë korrupsioni, për të ruajtur disa vende. Uzurpimi i këtyre hapësirave publike, në vend që të varrosen më shumë se 2 apo 3 persona, aty ka vend vetëm për 1 person si pasojë e granitit dhe mermerit të përdorur. Momentet e para, cështjet që kanë ndjeshmëri publike, sa kohë të mbeten vetëm nëpër letra, publiku është i nëpërkëmbur. Reagimi i tyre ka qenë kundër, sepse sipas tyre ka vend pra ka toka.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re