Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule ka folur nga Këlcura për nderimin e sotëm në ditën e Festës së ‘Jo’-së tek varrezat e ushtarëve grekë.

Dule thotë se janë të papranueshme etiketimet e të rënëve grekë si pjesë e një ushtrie të huaj ndërkohë që bëhej fjalë për një lufte kundër anti-fashizmit.

Ai thotë se nderimi i të rënëve gjatë luftës duhet të ishte përmbushur kohë më parë nga Shqipëria dhe është një mision faktikisht.

”Nuk jam unë ai që mund të them se çfarë mendon Greqia. Ajo mund të them është që nuk është vetëm një marrëveshje. Nderimi i të rënëve nga lufta anti-fashiste, dhe në rastin konkret heronjve të ushtrisë greke kundër pushtuesve fashistë italianë.
është një mision i shoqërisë shqiptare, i Shqipërisë që duhet ishte përmbushur më parë. Mentalitete të tilla, se ishte një ushtri e huaj janë të papranueshme në kohën kur bëhet fjalë për t’i dhënë një goditje fashizmit. Në Normandi luftuan amerikanët, britanikët. ”- tha Dule.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re