Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) e Polonisë thirri ambasadorin francez në Varshavë, Brederic Billet, pasi presidenti francez Emmanuel Macron e quajti kryeministrin polak Mateusz Morawiecki një “anti-semit”.

Në një postim në Twitter, zëdhënësi i MPJ-së polake, Lukasz Jasina, tha se vendimi për të thirrur ambasadorin Billet është marrë nga kryediplomati polak, Zbigniew Rau.

Në fillim të kësaj jave, kryeministri polak bëri thirrje për sanksione më të ashpra ndaj Rusisë dhe tha: “Zoti Macron, sa herë keni negociuar me (presidentin rus Vladimir) Putin, a keni arritur ndonjë gjë? Nuk duhet negociuar me kriminelët , duhet luftuar ata”.

Duke iu kundërpërgjigjur të mërkurën, Emmanuel Macron tha se Morawiecki ka kontaktuar disa herë kandidaten presidenciale të Francës së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, dhe e ka quajtur kryeministrin polak një “antisemit të së djathtës ekstreme”.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re