Ministri i Brendshëm kosovar Xhelal Sveçla shkoi në veri për t’u takuar me pjesëtarët e Policisë së Kosovë, aty ku ditët e fundit gati pati luftë për shkak të dhunës së strukturave kriminale serbe. Ai qëndroi në Jasenovik, në digën e Liqenit të Ujmanit, në Zubq, në Junake e në Urën e Bistricës, resurse këto të Kosovës në veri.

“Me vajzat dhe djemtë e Policisë së Kosovës që nuk kursejnë asgjë në mbrojtje të sovranitetit, kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në vendin tonë. Në shoqëri normale demokratike, Republika është e veshur me sovranitet. Sovraniteti është i patjetërsueshëm. Faleminderit”, shkroi Xhelal Sveçla në Facebook.

Ky akti i tij është mesazh i qartë nga Prishtina se veriu s’mund t’u lihet strukturave kriminale serbe të nxitura e udhëhequra nga Beogradi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re