Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili nëpërmjet një konference për shtyp tha se i gjithë opinioni ka qenë tepër i tronditur nga ato çka parë dhe që lidheshin me Dubain ku qeveria shqiptare, sipas tij, haptas demonstronte oreksin e saj të pashembullt për të ndarë Shqipërinë.

 

Pak ditë më parë, publikisht nga kjo foltore i kemi bërë thirrje SPAK-ut që të lëvizë në mënyrë të rrufeshme dhe të hedhë dritë mbi këtë aferë të jashtëzakonshme të një grabitje shtetërore të paparë në 109 vitet e fundit, ku qeveri dhe parlament si një bashkë-hajdutësi e pashembullt bëhen bashkë për të ndarë Shqipërinë.Pas tenderëve të pafund sekretë, u arrit dhe sigurisht procedurave të pafund të prokurimit të paracaktuar përfitues, kulmi arrin kur edhe marrëveshjet ndërkombëtare bëhen praktikisht me emra dhe mbiemra, me prona të përcaktuara dhe me shpronësim individual të shqiptarëve. Pra, shqiptarëve u merret prona e tyre private. Është fare e qartë që kjo qeveri e ndan Shqipërinë si të jetë malli i saj dhe sikur ata të jenë pronarët e saj dhe jo administratorët e saj. Projekte të shkruara në marrëveshje, e cila sikurse janë dakordësuar bashkë-hajdutët e qeverisë dhe të Parlamentit është e tillë ku për të gjithë këto projekte, nuk do ti nënshtrohen thonë prokurimit publik, nuk do ti nënshtrohen tenderit publik, nuk do ti nënshtrohen procedurës konkurruese publike dhe as një procedure tjetër.

 

Vasili tha se përvec portit të Durrës, grabitja shteterore do të shtrihet edhe në bashkinë e Tiranës, pas kësaj darke korruptive ne Dubai.

 

 

Pra, shitet Shqipëria atij që i pëlqen dhe atyre që ua mbushin xhepin plot qeveritarëve. Një procedurë dhe një grabitje shtetërore e përmasave të tilla nuk është parë dhe nuk ka guxuar asnjë qeveri ta kryejë kurrë më parë. Dhe kjo provohet që në darkën e Dubait, përveç kësaj menuje ka pasur dhje një menu ekstra për të ndarë dhe pjesët e tjera të Shqipërisë e cila është e bukur dhe me vlera të jashtëzakonshme pasi jo rastësisht kishte përfaqësues të Bashkisë së Tiranës, përfaqësues të Kryeministrisë pa asnjë lidhje me çështjen, oligarkë e të tjerë persona.

 

Ai shtoi se vota e 25 prillit është një fuqi e jashtëzakonshme për të mbrojtur Shqipërinë dhe veten nga grabitqarët e Dubait!

 

Sigurisht të gjithë qytetarët nuk duhet të jenë as të dëshpëruar dhe as të mërzitur e pashpresë, pas kanë një dorë një fuqi të jashtëzakonshme, që është vota e tyre e 25 prillit ku ata kane mundësinë e pakthyeshme e të madhe për të mbrojtur Shqipërinë por dhe veten. 25 prilli është arma për të mbrojtur Shqipërinë nga grabitja që po i bëhet pafund asaj por dhe për të mbrojtur veten pasi çdo pronë dhe çdo e drejtë është tashmë e rrezikuar dhe në duart e këtyre grabitqarëve të pangopur të cilët shesin e blejnë pa principe çdo gjë e për të cilën Shqipëria ka vlerë vetëm për xhepin e tyre, janë gati tua rrëmbejnë çdo gjë shqiptarëve. Mos harroni asnjëherë, 25 prilli është dita për të mbrojtur Shqipërinë dhe veten.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re