Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili akuzon qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama se harxhon miliona euro për të paguar inceneratorë që nuk punojnë, ndërkohë që për fermerët nuk jep asnjë lekë.

Me anë të një postimi në facebook, Vasili shkruan se fondi i qeverisë për skemat e mbështetjes mbulon vetëm 54% të aplikimeve të kryera nga fermerët.

Sipas tij ne total duhen edhe 25 milion dollarë qe te plotësohet fondi i kërkuar nga fermerët, por Vasili thekson se me keto para qeveria ndërton 1 km rruge.

Postimi i Vasilit

Rama ka miliona euro për inceneratore, qe nuk punojnë, por s’ka për fermerët!

Ne vitin 2022 u paguan nga qeveria e Edi Rames rreth 14 milion dollarë për Inceneratore në Tirane e Fier, qe ose nuk punojnë ose qe nuk ekzistojnë fare.

Ndërsa para’ për bujqësinë nuk ka .

Për skemat kombëtare ne bujqësi kanë aplikuar rreth 13,966 aplikantë, por sa mbulohen realisht me fonde?

Fondi i kërkuar përmes aplikimeve është rreth 3,7 miliardë lekë, nga 1,98 miliardë lekë që është fondi i alokuar,” raporton Ministria e Bujqësisë.

⚫️  Fondi i vënë nga qeveria për skemat e mbështetjes kombëtare mbulon vetëm 54 për qind të aplikimeve të kryera nga fermerët.

Po per 46 për qind te tyre, qe nuk marrin asgjë se qeveria s’ka para’ si i vete halli❓️

“Për skemën e subvencionimit me naftë për mekanizimin në bujqësi kanë aplikuar rreth 54,691 fermerë në total me një fond të kërkuar prej rreth 2,16 miliardë lekësh.

⚫️  Me buxhetin aktual të programuar mbulojmë vetëm 61% të kërkesës,” raporton Ministria e Bujqësisë.

Po afersisht 40 % e fermerëve si do tja bëjnë për karburantin❓️

⚫️  Ndërsa nga skema e IPARD përgjatë 4 muajve të parë të vitit kanë përfituar mbështetje vetëm 25 fermerë në rang vendi.

Pra ne total duhen edhe 25 milion dollarë qe te plotësohet fondi i kërkuar nga fermerët.

Por qeveria qe paguan inceneratore qe nuk punojnë, instilacione druri ne kryeministri dhe lloj lloj hajduterirash te tjera nuk ka 25 milion dollarë per fermerët qe torturohen përditë ne pune dhe te pambështetur.

Qeveria me 25 milion dollare bën 1 km rruge por para per fermerët nuk ka.

Hajdute me te liq se Rama dhe rilindja ky vend nuk ka parë.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re