Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar pas nismës së PS për ndryshimin e Kushtetutës. Në një postim në Facebook, ai ka publikuar marrëveshjen e 5 qershorit, të firmosur nga të gjitha palët, dhe kërkon miratimin e saj në Kuvend.

“Boll u përdrodhët!! Ja ku e keni marrëveshjen e 5 qershorit me emër mbiemër e firmat tuaja. Firmosur në prani të ambasadores Amerikane Yuri Kim, Ambasadorit te BE Luigi Soreka dhe Ambasadorit te Britanisë së Madhe Dunkan Norman.

Shkoni votoni 5 qershorin se u bëtë turpi i botës. Harrojeni se do vidhni zgjedhjet në tavolinë. Harrojeni se do të bëni dot çiflig Shqipërinë. Harrojeni se do të ktheni izolimin komunist të shqiptarëve të para viteve 90′. E izoluat Shqipërinë nga Europa me pandeminë, që e administruat për faqe të zezë, tani doni ta izoloni edhe politikisht dhe ekonomikisht. Ja Dokumenti i 5 qershorit me firmat tuaja”,- shkruan Vasili.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re