Kreu i grupit parlamentar, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me kthimin e ligjit “Për Tatimin mbi të Ardhurat” nga presidenti Meta.

 

Në një postim në “Facebook”, Vasili deklaroi se me ligjin e fitimeve të oligarkëve ka rënë dhe tulla e fundit e Edi Ramës.

 

Sipas Vasilit, Rama është pa ideologji pasi e gjithë qeveria është e kapur dhe e paaftë pë rtë drejtuar vendin.

 

“Ligji i fitimeve te oligarkeve, bie edhe tulla e fundit e Edi Rames. Sot Edi Rama eshte pa qeveri sepse ajo eshte e kapur,e paafte dhe nuk i prin situatat por eshte fundosur prej tyre,ndonese ishte fryre si qeveri e shpreses,e ndryshimit etj etj demagogjira si keto. Sot Edi Rama eshte pa ideologji sepse e gjithe tullumbacja e tij,qe ata qe fitojne me shume paguajne me shume ra,ne momentin kur ai me ligj jua ul perqindjen mbi fitimet oligarkeve.”

 

Duke u ndalur tek ligji I kthyer nga presidenti Meta, Vasili deklaroi se ai ishte përgatitur nga zyra oligarkësh për intresa.

 

“Duket qarte qe ky ligj ishte pergatitur ne zyra oligarkesh,ishte paguar prej tyre dhe fitimi do te ndahej “bujarisht” me qeverine,qe pati pacipesine ta votonte ne parlament. Se bashku me kete ligj i cili u kthye nga presidenti ra edhe tulla e fundit e Edi Rames. Kushdo mund ta degjoje ate me kersherine,qe degjohet nje mashtrues i deklaruar, per te pare se deri ku shkon fantazia e genjeshtres idiote te tij. E kapur,pa vizion,pa moral,pa ideologji dhe e paafte deri me dhimbje ky eshte skaneri i qeverisjes,qe po jep shpirt te Edi Rames. Ligji i oligarkeve ishte vetem pika e fundit qe derdhi perfundimisht goten.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re