Kreu i grupit te LSI-se, Petrit Vasili me anë të një postimi në Facebook, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Rama se do tw dëgjohen grupet e interesit pas shqetësimit tw krijuar lidhur me ndalimin e hyrjes së makinave para vitit 2008.

Vasili ka akuzuar kryeministrin Rama, për pazar me importin e makinave që duhet të hyjnë në vend dhe sipas tij pas kësaj qendrojne të tjera interesa.

Postimi i plotë:

Pazari i Edi Rames me makinat!?

Edi Rama vuri ndalimin e hyrjes se makinave para vitit 2008 dhe tha se ato shkaterronin mjedisin.

Tani na thote se do ta rishohe vendimin se i kane ardhur ca ankesa ne portal.
Po tani nuk e demtojne me mjedisin??? Apo tani permirsojne xhepin e kryeministrit me ndonje rryshfet te majme.

Turp i madh,ç’qeveri batakcinjsh eshte kjo.
Po tere ata qytetare,qe u demtuan nga ky vendim dhe blene nga halli makina me te shtrenjta se cfare ju mbante xhepi.

Apo atehere ishte pazari me te tjera grupe qe shisnin makina.
Jua moren atyre leket ne ate kohe dhe tani u kthyen qe te marrin keto te tjerat me grupe te tjera.

Ne fund te fundit qytetari i peson te gjitha.

Bashkeqeverisja me qytetaret eshte bashkesia e hajduterise kunder qytetareve.
Ne 16 shkurt kunder kesaj hajduterie te perditshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re