Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, hodhi dyshime sot, gjatë konferencës për shtyp ndërsa po fliste për situatën e krijaur me koronavirusin.

Sipas tij, ose qeveria ka fshehur të vërtetën dhe situate nuk është nën kontroll, ose ose e duan vetëm për qëllime politike, për të shtypur të gjitha liritë.

“Tani që qeveria po bërtet dhe po thërret që të kemi situatën nën kontroll kërkon të zgjasë gjendjen e fatkeqësisë natyrore dhe çdo shqiptar normal pyet pse? Cila është arsyeja? Ose kanë fshehur realitetin dhe vazhdojnë ta fshehin këtë realitet të cilat janë suprizuar në këtë kohë dhe për ta mbajtur vendin në tension psikologjik ose e duan vetëm për qëllime politike, për të shtypur të gjitha liritë e shumta politike duke iu përmbajtur tezës të zvarritemi sa të zvarritemi duke blerë ditë politike duke blerë ditë juridike që të shtyjmë ca orë më shumë. Qeveria mund të dojë të shtyjë orë sa të dojë por do të përgjigjet një më një për këtë menaxhim të papërgjegjshëm të pandemisë në të gjitha kuptimet e veta, me të gjitha mungesat e jashtëzakonshme që e shoqëruan, me mungesën totale të përgatitjes për ta, pasi rasti i parë i pandemisë e gjeti personelin shëndetësor pa mjete mbrojtëse, skandalet kanë qenë të tilla saqë edhe mjetet mbrojtëse të atyre që shërbejnë në spitalin infektiv rezultojnë me vite të tëra të skaduara, pra e gjeti pa respiratorë, pa veshje mbrojtëse, e gjeti vetëm me sugjerimet e qeverisë që prisni çarçafët i tha mjekëve dhe bëni maska ose merrni raki nga shtëpia të dezinfektoni duart. Ky nuk është menaxhim, ky është ti lësh gjërat rastësisë, berihajit, të dalë ku të dalë apo më keq akoma, nuk dua ta besoj që ndonjë nga profesionistët, bashkë profesionistët, kolegët tanë, t’i ketë sugjeruar qeverisë që zvarritu sa të zvarritesh se virusi do të bëjë punën e vet, do të dobësohet dhe do të iki”,- tha ai.

Sipas Vasilit: “Pra, ti lëmë shqiptarët pa mbrojtje, pra nuk ishte nevoja për autoblindat e qeverisë, as për sirenat e policisë që binin në orën 13:00 ose në 17:30, por kishte nevojë për masa konkrete që fillonin në radhë të parë tek testimi dhe ndërtimi i një strategjie të funksionimit të strategjisë për ndjekjen e pandemisë dhe strategjisë për ndjekjen e të gjithë patologjive të tjera, ku shumë të sëmurë nuk kanë mundësi për shkak të kufizimeve me javë të tëra, të sëmurë kronikë të merrnin në kohë dhe me cilësinë e duhur ndihmën mjekësore duke mos harruar që këto sëmundje kanë qenë me peshë madhore në shëndetin publik dhe një nga shkaktarët kryesorë të vdekshmërisë, s‘ka asnjë strategji apo një plan të caktuar se si ri starton i gjithë sistemi shëndetësor.

Mungesa e transparencës është skandaloze, tenderat sekret dhe në emër të shëndetësisë të cilat u bënë publike me çmimet e një hajdutërie të padëgjuar janë një faj i rëndë penal, por dhe një mëkat shumë i madh moral për grabitqarët që nuk kursejnë, por përdorin edhe pandeminë për tu grabitur dhe për tu pasuruar. Në mënyrë përfundimtare nga pikëpamja shkencore dhe pikëpamja teknike, të gjitha parametrat profesionale të ndjekjes së pandemisë kanë munguar totalisht. Shqipëria nuk ka pasur kurrë një menaxhim të tillë kaq të dobët, kaq të paaftë, kaq të fragmentuar, kaq spontan, një menaxhim që ka arritur të ketë kurajën e çmendur që të vërë në diskutim edhe autoritetin dhe masat e kërkuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë që ka qenë testim, testim, testim dhe ka të papërgjegjshëm, njerëz që kanë shkelur mbi profesionin dhe mbi diplomat e tyre dhe thonë nuk ka rëndësi se çfarë thotë OBSH. Këta njerëz që falsin me këtë gjuhë kundër shkencës, po të flasësh kundër shkencës do të thotë të flasësh kundër shëndetit të njerzve, quhen maskarenj professional. Ka dhe maskarenj politik, por ka dhe maskarenj profesional.

Sot është koha që ato, të cilat janë strategjitë që gjithë bota i ka pranuar si të tilla për përballimin e një problematike goxha serioze siç ishte pandemia asnjë llojë improvizimi nuk do të ishte i lejuar dhe asnjë improvizim nuk do të ishte i toleruar pasi dita e gjykimit është shpejt dhe është tek pragu i derës.

Pra të nderuar qytetarë respektoni distancat sociale, repsektoni të gjitha rregulalt e forta të higjenës përsonale tuaja. Bëjeni dhe zgjidheni ju këtë çështje me përgjegjshmërinë tuaj dhe mos u shpërqendroni nga të gjitha ato fjalë, ato mesazhe, ato makabritete varresh që nxjerr kryeministri nga goja, por besojuni profesionistëve të ndershëm dhe sigurisht që do ta lëmë pas këtë pandemic. Do ta kishim lënë pas sigurisht shumë më shpejt pa këtë ddëm të tmerrshëm ekonomik, moral dhe psikologjik. Pasi dëmi psikologjik dhe moral ka arritur nivele të tilla, pasojat e së cilës do t’i shohim dhe do t’i lexojmë më pas se do të jenë jo të vogla, do të jenë shumë serioze, por për të zgjidhur këtë, ky slidaritet midis njëri tjetrit është e vetmja zgjidhje.

Sytë pra të nderuar qytetarë nga njëri tjetri. Për fat të keq qeveria na ka lënë vetëm me paaftësinë, me kapjen dhe me korrupsionin e saj. Por sigurisht sikurse dhe në situata të tjera ku duke qenë krah për krah me njeri tjetrin dhe duke besuar pikërisht informacionin më të mirë professional, sigurisht që do të ecim përpara në kapërcimin e saj, por njëkohësisht nuk do të harrojmë të kërkojmë llogari se përse qeveria na la vetëm dhe pse e përdori dhe e shpërdori pandemine, po e them sërish dhe po e mbyll këtu koferencën e shtypit, për zvarritjen e saj politike”, përfundoi ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re