Shkaku kryesor që nuk hapen negociatat është krimi, thotë nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, pas deklaratave të kryeministrit Rama se opozita po bëhet pengesë në këtë drejtim.

Në një reagim në Facebook, Vasili thotë se ka vetëm një fajtor dhe një shkaktar për mos hapjen e negociatave, dhe ky është sipas tij, kryeministri Edi Rama.

Reagimi i Vasilit:

“Krimi i organizuar dhe korrupsioni i çfrenuar i Edi Rames jane dy arsyet qe negociatatat me BE nuk hapen.

Pergjegjesi i vetem eshte ai, frymezuesi i tyre eshte vetem ai,perfituesi kryesor prej tyre eshte vetem ai.

Pra ka vetem nje arsye, nje fajtor dhe nje shkaktar per mos hapjen e negociatave dhe ky eshte Edi Rama.

Krimi i organizuar dhe korrupsioni yt eshte shkaku o Bablok Budalla”.

Kujtojme se Petrit Vasilit, kohe me pare SHBA i ka hequr vizen, lajm qe nuk u mohuar as nga kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ne “VOA”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re