Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas fjalimit të mbajtur nga kryeminsitri Edi Rama në Kuvend, i cili nuk I kurseu as sulmet në drejtim të Presidentit Ilir Meta.

 

Në një postim në “Facebook”, Vasili shprehet me ironi se ka vetëm një të sëmurë të çakërdisur që ka nevojë për kurë e trajtim, që sipas tij, është ulur në krye të qeverisë.

 

“Kur ngaterron spitalin me qeverine!! Ka thjesht nje te semure çakerdisur,te lene pas dore,pa asnje kurë dhe pa asnje trajtim,qe ka ngaterruar krevatin e spitalit dhe eshte ulur ne krye te qeverise. Kurojeni sot se neser do te haje veten.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re