Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka ironizuar ambasadorin e Austrisë, Johann Sattler pas qëndrimit të mbajtur prej këtij të fundit në lidhje me letrën e dërguar prej kryebashkiakes në largim të Shkodrës, Voltana Ademi.

 

Në një postim në “Facebook”, Vasili shprehet se Shqipëri po jeton akoma nën një kryeministër të 1913 dhe se disa ambasadorë kanë bërë vetëm e vetëm pushime në Shqipëri.

 

Duke u ndalur tek votimet, Vasili I akuzon ambasadorët se nuk po shohin vjedhjet dhe se vetëm flasin për didaskalirat e integrimit europian.

 

“Shqiperia jeton akoma(edhe per shume pak kohe) nen nje kryeminister te 1913 edhe sepse disa ambasadore kane bere vetem e vetem pushime ne Shqiperi, mos e dhente zoti te sponsorizuar nga vete kryeministri qe ben votime moniste qe s’gjenden më as ne Afriken e zeze. Keto votime per faqe te zeze ku kryeministri vjedh edhe veten e behet gazi i botes disa….nuk i shohin. Dhe pastaj na thone didaskalirat e integrimit europian… Integrim europian me monizem ua ua ua.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re