Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili i është kundërvënë kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa ka akuzuar këtë të fundit se mashtron për shifrat e të vaksinuarve.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Vasili thekson se Veliaj tha se 99% e shqiptarëve janë vaksinuar, ndërsa sjell në vëmendje deklaratën e ministres Manastirliu.

Postimi i Vasilit:

Veliaj mashtrim idiot se 99% e shqiptareve jane vaksinuar, ndersa Manastirliu thote 24%!(VIDEO).

Manastirliu deklaron pak dite me pare se vetem 24% e popullates eshte vaksinuar.

Ja cfare thote konkretisht Manastirliu:

“Mbulesa vaksinale po rritet, sidomos ajo që është e rëndësishme po rritet mbulesa me dy dozat. Pra jemi 24% e popullatës me dy doza”.
Ndersa Erion Veliaj deklaron se 99% e popullates eshte vaksinuar. Ja çfare thote Veliaj:

“Nëse nuk vaksinohesh, nuk ke pse e mban peng qytetin që të kthehet në jetën e tij normale. Sepse i bie që 1% e shoqërisë dikton 99% të të tjerëve. Nëse s’do të vaksinohesh, rri ti në shtëpi dhe beso idiotësitë e portaleve”- tha Veliaj”.

Ministrja thote 24% jane vaksinuar, ndersa ky i Bashkise thote 99%.

Delenxhi qe perdor edhe shendetin per propaganden e tij idiote.

Ka ndonje njeri me mend, perjashto mediatiket qe hane çorben e qelbur te tij, qe beson kete Veliajn.Sharlatan te tille ky qytet s’ka pare ndonjehere.

Kush i beson ka probleme me veten.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re