Menaxhimi i gabuar i pandemisë nga ana e qeverisë ju kushtoi shumë shqiptarëve.

Kështu shprehet nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, i cili përmes një video-komunikimi në Facebook rreshton të gjitha gabimet e kryera.

Sipas Vasilit, mungesa e testimeve dhe përjashtimi i mjekut të familjes krijoi kaos, pasiguri dhe pasoja të tjera, katastrofike.

“Menaxhimi tërësisht i vonuar dhe i gabuar i Pandemisë, që ju kushtoi shumë shqiptarëve!

Fakte dhe analizë e trajtimit të pandemisë nga qeveria, e cila e neglizhoi, e nënvleftësoi atë.

Anti-strategjia e qeverisë pa testime dhe me përjashtimin e mjekut të familjes krijoi: kaos, pasiguri, panik, mosdhënie të ndihmës mjekësore të kualifikuar, kufizime të lëvizjes të gabuara e jo profesionale dhe pasoja ekonomike katastrofike krejt te pajustifikuara”, shkruan Vasili.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re