Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka ironizuar kryeministrin Rama në lidhje me çështjen e Valdrin Pjetrit.

 

Në një postim në “Facebook”, Vasili shprehet se kur mori pushtetin kryeministri Rama premtoi se do emëronte njerëz të pastër.

 

Në kuadër të kësaj deklarate, Vasili ngre më tej pyetjen se kur s’mban përgjegjësi kryeministri Rama kush I mban në pushtet njerëzit e krimit.

 

“Meqe Rama s’mban pergjesi per kriminelet, i bie qe ta mbajne breshkat e tij! Kur mori tepsine Rama i cau derrasat te gjithe shqiptareve duke thene se e donte tepsine vetem fare, se do te emeronte njerez te paster, profesioniste e me nje fjale do te ishin akullore dhe kajmak i vertete. Por tepsia si serat e rendimentit te larte ka prodhuar aq shume horra dhe maskarenj sa jane me qindra te emeruarit pas 2017 qe shkarkohen tufa tufa nga kryeministri “i paster,bore i bardhe” i Shqiperise. Po ky vete i emeron se i njeh mire se ç’jane, pastaj dhe kur dalin dokumentet ku keta provohen qe jane faqezinj, ky kryeministri nuk i njeh më dhe s’mban pergjegjesi per ta. Kur s’mban pergjesi kryeministri, kush e mban pergjegjesine per keta mostra te krimit ne pushtet ? I bie qe pergjesine ta mbajne breshkat e Edi Rames.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re