Ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili deklaroi se Shqipërisë nuk do t’I happen negociatat në qershor.

 

Në një deklaratë për mediat, nga selia e LSI, Vasili tha se Samiti i Berlinit ishte një përgjigje e qartë për mos hapjen e negociatave ndërsa bëri fajtor kryeministrin Edi Rama.

 

“Shqiptarëve nuk do t’i hapen negociatat në qershor. Nga Samiti i Berlinit përgjigja ishte shumë e qartë. Ky është një moment absolutisht shumë delikat, shuam i vështirë  dhe dramatik për vendin. Sërish Shqipëria humbet orën dhe datën, praktikisht humbet trenin e Europës dhe kjo ka vetëm një shkaktar, një fajtor dhe një përgjegjës. Ky është kryeministri Edi Rama dhe rilindja e tij. Sot sërish në vend të reflektimit të thellë, të përgjegjshëm, kokulur të Edi Ramës, nga kuvlia e tij në Tëitter, praktikisht kukuvajka e shqiptarëve, pasi vetëm lajme të zeza vijnë prej tij, u mundua t’ia hedhë fajin shqiptarëve dhe të identifikojë veten e tij me Shqipërinë. Por sot është koha që të ndajmë me shqiptarët përfundimisht një gjë shumë të qartë. Sot nuk ka humbur Shqipëria. Sot ka humbur Edi Rama dhe politikat e tij thellësisht të gabuara dhe regresive.”

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re