Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili,  komenton vendimin e presidentit Meta për kthimin në Kuvend të ligit për Teatrin e Ri Kombëtar.
 
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, deputeti Vasili thotë se dekreti i Kreut të Shtetit për kthimin e ligjit për Teatrin, ishte provë e përgjegjshmërisë së lartë për respektimin e Kushtetutës dhe ligjit.
 
“Dekreti i presidentit për kthimin e ligjit për Teatrin ishte provë e përgjegjshmërisë së lartë për respektimin e kushtetutës dhe ligjit. Pas ditëve të errëta kur kushtetuta dhe ligji u nëpërkëmbën e së bashku me to u trondit edhe shteti ligjor dhe korpusi demokratik i ekzistencës së Shqipërisë, sot ky qëndrim i presidentit zgjoi shpresan par rikthimin drejt shtetit ta sa drejtas, mbrojtjes sa integritetit të pronës publike dhe respektimit të lirive e të drejtave të njeriut. Ditë e mirë për Shqipërinë e arsyes.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re