Skip to content

Vasili: Pse nuk e bën Edi Rama testimin e gjerë për pandeminë?

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili akuzoi kryeministrin Edi Rama se nuk po teston masivisht shqiptarët, ashtu siç kërkon Organizata Botërore e Shëndetësisë. Sipas Vasilit, Rama nuk e bën këtë që të fshehë të vërtetën e menaxhimit skandaloz të pandemisë.

 

“Përse nuk e bën testimin e gjerë për pandeminë Edi Rama? Edi Rama nuk e bën testimin që të fshehë të vërtetën për infektimin nga koronavirusi. Nuk e bën testimin që të fshehë menaxhimin mizerabël, pa asnjë logjikë shkencore, abuziv dhe dëmsjellës për qytetarët. Nuk e bën testimin se kërkon të justifikojë kufizimet idiote dhe me skema antiepidemiologjike të lëvizjes së qytetareëe. Këto kufizime pa asnjë logjikë krijonin grumbullimin e qytetarëve, i rrezikonin ata në vend që ti mbronin, sepse krijon pikun e lëvizjes së qytetatëve për disa orë duke bërë realisht zero çdo efekt pozitiv, që mund të kishte izolimi në shtëpi”, tha Vasili në “Facebook”.

 

Ai shtoi më tej se qeveria në këtë kohë pandemie nuk po kursen paratë për check up-e por për COVID-19 kursehen, edhe pse sipas tij, rrezikohen jetët e qytetarëve.