Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, shkruan në rrjetet sociale se, situata me koronavirusin po shkon drejt përmirësimit.
Duke publikuar shifrat e fundit, Vasili thekson se në Shqipëri nuk është regjistruar deri më tani asnjë rast, ndërsa shton se duhet të ruhet gatishmëria dhe vigjilenca e plotë.
“Situata ne Kine lidhur me coronavirusin drejt permirsimit te qendrueshem duke pasur ne dy ditet e fundit minimumin e rasteve te reja.
Deti tani jane kuruar me sukses te plote. 36 872 raste te pacienteve me coronavirus neper bote nga rastet e mbyllura qe ishin gjithsej 39741.
Raste aktive aktualisht ne bote rreth 44166 nga te cilet forma te buta jane 36075. Gadishulli i Ballkanit me numer rastesh minimale. Shqiperia deri me tani asnje rast.
Te ruhet gadishmeria dhe vigjilenca e plote si dhe serioziteti maksimal ne drejtim te masave parandaluese. Asnje arsye me baze shkencore per panik. Mbeshtetje e plote punonjsve te shendetit publik ne terren”, shkruan Vasili.
https://connect.facebook.net/fr_FR/sdk.js#xfbml=1&version=v6.0
Situata ne Kine lidhur me coronavirusin drejt permirsimit te qendrueshem duke pasur ne dy ditet e fundit minimumin e…
Publiée par Petrit Vasili sur Vendredi 28 février 2020
