Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas lajmit se katër anëtarët e KQZ që dolën kundër vendimit të Presidentit Meta për anulimin e zgjedhjeve janë marrë në mbrojtje nga ana e policisë.

 

Në një postim në “Facebook”, Vasili i akuzon katër anëtarët e KQZ se si puçistë që kanë shkelur hapur, sipas tij, Kushtetutën dhe ligjin.

 

Vasili thekson më tej se dita e gjykimit është afër dhe se ata do të mbajnë përgjegjësi.

 

“Ai i mbrojne dot bodyguardet anetaret e rilindjes ne KQZ nga pergjegjesia para ligjit ??? Anetaret e rilindjes ne KQZ kane tani nga pas bodyguarde,qe jua ka vene qeveria. Keta anetare jane thjesht puçiste,qe kane shkelur kushtetuten dhe ligjin duke refuzuar dekretin e presidentit. Kercenimi i vetem ketyre anetareve te KQZ, ju vjen nga ligji, te cilin e kane shkelur dhe dhunuar ne emer te rilindjes dhe me urdher te saj. A i mbrojne dot bodyguardet keta anetare te KQZ nga pergjegjesia shume e rende e shkeljes se ligjit? A vlejne pistoletat dhe muskujt e bodyguardeve per ti mbrojtur keta anetare te KQZ nga dita shume e afert e gjykimit per dhunimin,qe ata i bene ligjit. E kane kot fare keta te KQZ qe behen gazi i botes me bodyguarde nga prapa. Gjithshka kane bere e bejne ne menyre skandaloze, duke shkelur ligjin per hesap te rilindjes dhe kunder popullit eshte mbajtur shenim dhe pergjegjesia e secilit perpara ligjit eshte e do te jete individuale dhe e pashmagshme…!!”