Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili akuzoi qeverinë se nuk ka bërë mjaftueshëm për të përballuar pandeminë e koronavirusit. Me anë të një postimi në “Facebook”, Vasili tha se qeveria ka zgjedhur rrugën ku zvarritesh pas pandesmisë kur ajo shfaqet dhe merr masa rrugës. Sipas tij, kjo gjë ndodhi sepse kryeministri Edi Rama refuzoi të dëgjonte sugjerimet.

 

“Establishmenti qeveritar i prirë nga kryeministri ndoqën rrugën empirike të pritjes dhe ushqimit të shpresës e iluzionit të rremë dhe antishkencor: “ishallah nuk na bie neve si Shqiëeri koronavirusi”. Një qëndrim i tillë ishte tërësisht antishkencor, disfatist dhe çmobilizues në një moment kur duhej të ishte krejt e kundërta. Qeveria refuzoi të dëgjonte sugjerimet e shumta kundër këtij qëndrimi ashtu si edhe detyrimin që të merrte masa për t’i dalë përpara pandemisë, që po vinte. Pa asnjë dyshim, një konsultim pa paragjykime me një komunitet shkencor të gjerë do ta evitonte ndjekjen e një strategjie të tillë të gabuar.”

 

Petrit Vasili shtoi se në momentin që u regjistruan rastet e para të koronavirusit në vendin tonë, duhet të ishin shtuar forcat për të testuar sa më shumë njerëz.

 

“Edhe në momentin kritik kur pandemia ndodhi veprimet e qeverisë ishin refuzuese ndaj opinionit shkencor, i cili është dhe mbetet ai që po udhëheq vendimet edhe në vendet më të zhvilluara të globit. Logjika ta kërkonte që të zbuloje situatën në terren përmes instrumentit të vetëm testimit si instrument i provuar dhe shkencërisht i mbështetur.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re