Kreu i grupit parlamentar i LSI, Petrit Vasili e ka cilësuar si një veprim idiot marrjen e drejtimit të Ministrisë së Jashtme nga vetë kryeministri Edi Rama.

 

Në një postim në “Facebook”, Vasili shprehet me ironi se Rama duhet të kishte propozuar veten edhe në postet e 8 ministrave të tjerë.

 

Sipas Vasilit, propozimi i Ramës për të marrë drejtimin e ministrisë së Jashtme është komedia më idiote në historinë e pluralizmit shqiptar.

 

“Rama te propozonte veten edhe per 8 ministrat e tjere.Kjo duhej…..!!! Qe propozimi i vetes per minister nga Edi Rama eshte veprimi me idiot i pluralizmit shqiptar kete nuk e luan as topi. Qe kryeministri Rama do t’i kerkoje hesap ministrit te jashtem Rama edhe kjo eshte komedia me idiote me e madhe e pluralizmit shqiptar. Ndonese veprim prej budallai, propozimi i vetes eshte veprimi me i sinqerte i Edi Rames. Por qe te ishte i sinqerte deri ne fund duhet te propozonte veten edhe per tete postet e tjera te ministrave. Dhe do ishim rehat se do kishim nje rama kryeminister dhe 9 rama ministra. Ky propozoi ne fakt jo 8 ministra por nja 8 pece kembesh per kepucet e tija 8 panolina per brekushet e tija,8 kruajtese dhembesh per gojen e tij. Ne fund te llogarise do dukej qe kishim shume ministra por ne fakt do te kishim vetem nje budalla te dale nga mendt.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re