Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka sulmuar sërish Ramën për indiferentizmin e treguar në lidhje me kërkesat e studentëve.

Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, Vasili shkruan se një shembull për mënyrën se si duhet të veprojë Edi Rama vjen nga Amerika Latine dhe konkretisht nga Kolumbia.

Sipas Vasilit, presidenti i Kolumbisë pas kërkesave të studentëve shtoi buxhetin me 1.42 miliard dollarë.

Postimi i Vasilit:

Edhe një fakt nga Kolumbia për Ramën, që votoi kundër amendamenteve të studentëve.

Nuk shpresoj të bej me turp dhe as të zgjoj arsëen e vdekur te Edi Rames, pasi edhe turpi edhe arsyeja nuk bashkejetojne me te.

Por opinioni i gjere publik dhe mijrat e studenteve duhet t’i dine gjerat. Studentet e universiteteve publike ne Kolumbi jane ne greve per kerkesa te ngjashme me ato qe mijra djemve e vajzave studente,qe jane ngritur ne Shqiperi.Presidenti i Kolumbise firmosi nje shtese ne buxhet prej 1.42 miliard dollaresh.

Kolumbia shpenzon per arsimin 16% te buxhetit, nga 3.32% qe shpenzon shkollepaku ne Shqiperi.

Eshte shume qarte se kur qeverite jane mendjehapura dhe e kane proritet arsimin parate’ gjenden. Kur qeverite jane kunder dijes,te mbushura me injorance dhe qe e shohin suksesin tek parate e pista dhe droga atehere ndodh si ne Shqiperi kur paturpesisht rrezohen nga Rama dhe deputetet pa identitet te tij amendamentet e studenteve per disa shtesa ne buxhet per arsimin e larte dhe per permirsimin e kushteve ç’njerezore te jeteses se studenteve.

Cdo premtim i ketij krëeministri armik te dijes,shkences dhe arsëes eshte zero pa buxhetin dhe parate e nevojshme. Cdo premtim pa buxhet eshte mashtrim.Cdo premtim pa financim eshte betem hedhje hi sëve studenteve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re