Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili i ka kërkuar kryeministrit që të veprojë në lidhje me situatën e vështirë pas tërmetit dhe t’i lërë mënjanë fjalimet.

 

Në një postim në Facebook, Vasili shkruan se situata është e rëndë dhe dëmet janë shumë të mëdha.

 

Sipas Vasilit, shqiptarët duan të dinë dhe të dëgjojnë se sa janë financimet që janë vënë në dispozicion nga qeveria për familjet e prekura. Duke qëndruar në këtë linjë, Vasili shkruan se shqiptarët nuk kanë nevojë për demostrime cinike por për verpim të qeverisë.

 

“Kryeminister termeti kerkon veprime jo fjalime! Situata eshte shume e rende. Demet shume te medha. Zgjidhja kerkon organizim financim dhe veprime efikase. Kryeministri po ben fjalime dhe falenderime. Po ben fjalime dhe jo veprime. Po ben fjalime dhe jo financime. Shqiptaret duan te degjojne qarte sa financime jane vene ne dispozicion? Sa ekipe shqiptare shpetimi veprojne? Sa vende jane pergatitur per vendosur njerezit, qe kane mbetur pa shtepi dhe ku jane dhe si eshte zgjidhur ushqimi i tyre? Cilat jane banesat qe nuk jane shembur por paraqesin nje rrezik aq te larte sa njerezit nuk mund te kthehen me ne to? Kryeministri e ka detyrim falenderimin per te gjithe miqte e mire,qe erdhen nga jashte per te na ndihmuar por ka disa pyetje per te kuptuar se cfare nuk ka bere dhe nuk ben kryeministri: Pas termetit shume te forte te shtatorit pra te 2 muajve me pare: Sa komplete shpetimi per gjetjen e njerezve nen rrenoja u blene? Si u financua Emergjenca civile me fonde shtese pas termetit te shtatorit per te perballuar situatat e renda? Sa financime u miratuan per termetin e shtatorit dhe nese miratuan te tilla si u perdoren? Situata kaq e rende, qe po kalojne shqiptaret nuk ka nevoje per demostrime cinike dhe neurotike aktrimi te kryeministrit, pra nuk na duhen fjalime por veprimeeee.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re