Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar më anë të një postimi në rrjetin social “facebook”, në lidhje me deklaratën e Këshillit të Ministrave të BE.

Postimi i plotë:

BE thekson dialogun politik, po kujt ja thote mafias qeveritare te Rames??

Date per hapjen e Kapitujve, qe lidhen me anetaresimin ne BE, nuk ka per Shqiperine.

Këshilli i Ministrave të BE thekson ne deklaraten e tij se:

“Këshilli rikujton se dialogu politik gjithëpërfshirës dhe konstruktiv në vend mbetet thelbësor për të çuar përpara miratimin e reformave të lidhura me BE-në”.

Po kujt ja thone mafias ne pushtet?

A ka lidhje Rama dhe rilindja si misherim i mafies qeveritare me dialogun politik?

Rames dhe qeverise me te korruptuar ne Europe dhe te dytes ne bote i flasin per dialog?

———————————————————————–

Para ca ditesh Edi Rama ne Kongres tha:

“Ne do shkojmë në Bruksel javën e ardhshme për mbledhjen e Këshillit Europian me Ballkanin Perëndimor, me kokën lart”.

Po Edi Rama shkon me koken lart sepse:

Shqiperia eshte kthyer ne Kolumbine e Europes dhe droga ka mbuluar vendin.

Ku zgjedhjet vidhen dhe shitblerja e votes nga qeveria e ndihmuar nga krimi dhe qindra milion eurot e korrupsionit ka shkaterruar demokracine dhe institucionin e votes se lire.

Ku parlamenti asgjesohet dhe qeveris bllokon me dhune llogaridhenien qe do te zbardhte korrupsionin e saj.

Skandalet me qindra milion euro jane shokuese qe nga inceneratoret,porti i Durresit, koncesionet ne shendetesi tenderst sekrete dhe gjithe tenderat.

Ku drejtesia eshte kapur nga qeveria dhe garantuar pandeshkueshmerine e Rames dhe te kokave reale te korrupsionit.

Ku policia eshte inkriminuar deri ne fyt ne kultivimin dhe trafikimin e droges e te krimit si dhe merr pjese aktive ne shkaterrimin e zgjedhjeve e shitblerjdn e votes.

Grabitja e pronave eshte sot nje pandemi qe ka grabitur interesat e dhjetra mijra qytetareve.

Mediat shantazhohen, trysnohen dhe dhunohen nga qeveria.

Dhjetra Ministra, Deputete, Kryetare Bashkie e zyrtare te tjere jane kapur me korrupsion dhe rekorde kriminale e inkriminim me segmente te krimit.

Pushteti Lokal eshte falimentuar dhe asgjesuar de facto dhe kompetencat i ka rrembyer Qeveria qendrore.

Qindra mijra shqiptare largohen edhe me shume se Siria, Vendet Afrikane, e Afganistani

Borxhet e marra nga qeveria jane mbi 6 miliard euro qe jane dhe kane prodhuar mjerim.

Shqiperia eshte vendi me i korruptuar i Europes dhe i dyti ne bote per korrupsion.

Eshte vendi ku miliona te dhena personale jane ne duart e krimit te organizuar dhe atij ordiner.

Qindra milion euro humben ne arbitrazhe vetem per shkak te korrupsionit te qeverise.

Shqiperia eshte vendi qe ka vlere vetem se shqyen dyert per lloj lloj refugjatesh dhe emigrantesh te paligjshem ane e mbane globit.

Vijon…

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re