Në një intervistë për Ora News, zv.kryetari i LSI-së, Petrit Vasili tha se mbyllja e sinjalit të RTV Ora është një sulm politik ndaj një media.

Sipas Vasili kjo gjë është bërë me qëllim për t’i mbyllur gojën një medie, pasi ka thënë të vërteta kundrejt qeverisë dhe bashkisë.

Vasili: Sulmohet një media me pretekstin shëndetësor, por është një sulm politik. Ora i ka respektuar dhe stër-respektuar distancat e përcaktuar. Ky është një kanibalizëm shtetëror. Po i referohem një medie tjetër, një portali tjetër, i cili me bëri që të bëj një postim tjetër, pasi portali News Bomb, kishte sjellë mbledhje masive ku nuk bëhej fjalë për asnjë masë mbrojtëse, që Ora News, që i respekton rregullat gjobitet dhe kërcënohet me mbyllje.

Kjo gjë ka vetëm një qëllim, mbylljen e gojës se Ora News. Ora News, duke qenë e paanshme, ka thënë të vërteta që ka thënë për administrimin e pandemisë në dëm të qytetarëve. Ka denoncuar bashkinë e Tiranës duke shpërdoruar detyrën dhe duke marrë akte armiqësore e agresive. Ka zbuluar të vërteta se ku shkojnë paratë e paketave të qeverisë.

Vasili shtoi se dëmi më i madh për mbylljen e RTV Ora që qytetarët pësojnë është që nëse këto televizione mungojnë, është që qeveria të shtypë dhe të sundojë qytetarët.

Vasili: Ora dëmtohet se i ka qëndruar korrekt detyrës së saj për të informuar publikun në mënyrë të paanshme. Ky është një dëm që bie mbi qytetarët, po ashtu edhe në raport me biznesin. Dëmi më i madh që qytetarët pësojnë është që nëse këto televizione mungojnë, është që qeveria të shtypë dhe të sundojë qytetarët.

Unë këto kufizimi i kam quajtur karantinë politike, pasi nuk ka pasur prova shkencore. Dhe zgjatja e situatës së fatkeqësisë natyrore, është bërë vetëm për të mbajtur qytetarët të shtypur. Ju keni parë furgonët e policisë të mbushur me policës pas asnjë masë. Jam shumë i hidhëruar që ky Inspektorat Shëndetësor të degradojë në këtë mënyrë kaq të turpshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re