Pas përgjigjes që ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, i dha Presidentit Meta, pas akuzave të këtij të fundit se brenda Ministrisë së Drejtësisë ekziston një celulë mafioze, ka reaguar nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.
Në një postim në rrjetet sociale, Vasili e ka quajtur Gjonajn “ministrja mashtruese” që falsifikon shkresat me mafiozët e Ministrisë së Drejtësisë.
Vasili i ka bërë thirrje ministres Gjonaj që, të largohet nga kjo detyrë sa nuk është vonë sepse kjo histori është shumë e rëndë.
Postimi i Vasilit:
Nuk e mori SPAK-u akoma kete mashtruesen e ministrise se drejtesise!
Akoma pret SPAK-u per ta marre kete.
Akoma s’ka ikur kjo nga syte kembet.
Mashtruesja ministre fallsifikon shkresat me mafiozet e ministrise se drejtesise diten per diell dhe del e kakaris si gjeli mbi pleh.
Mashtruesja firmos rrugaçerira shteterore si e marre se ja kerkon i marri.
Mbahu mashtruese mbahu, nuk ke pare gje akoma…..
Eshte shume e rende kjo histori, nuk eshte pune golash….
Shihi mashtruese edhe nje here fallsifikimet dhe ik sa s’eshte vone!