Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, priti në një takim z. Michael Konstantino, zv. Drejtor për Europën Juglindore në Departamentin e Shtetit.

Në takim me zyrtarin e lartë amerikan, Vasili shprehu mirënjohjen ndaj SHBA-ve për mbeshtetjen në Integrimin e Shqipërisë.

“Amerika është e pazëvendësueshme për fatet e Shqipërisë. Mirënjohje SHBA-ve për mbështetjen në integrimin e Shqipërisë. Integrimi Evropian kalon nga plotësimi i 9 kushteve të Bundestagut. Reforma në drejtësi duhet të zbatohet vetem sipas 21-22 korrikut. Deformimi i 7 ligjeve të reformës është në funksion të kapjes nga rilindja”, deklaroi Vasili.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re