Nënkryeatri i LSI, Petrit Vasili deklaroi se protestuesit nuk janë dhunues por është qeveria ajo që ushtron dhunë.

 

Në një deklaratë për mediat, pak para fillimit të protestës, Vasili deklaroi se opozita nuk do të tërhiqet dhe se do të jetë në shesh për t’i thënë Ramës që të iki nga pushteti.

 

Vasili i bëri thirrje policisë gjithashtu që të heqë dorë nga provokimet.

 

“Dhuna është në krahun e qeverisë. Të gjithë qytetarët shqiptarë kanë parë qartë dhunuesit, provokatorët, ata që janë përpjekur që të helmojnë qytetarët e Tiranës. Asnjë alibi nuk mund të ketë për këto sjellje dhe dhuna i takon vetëm Ramës. Ndaj do të ketë asnjë hap pas. Nuk ka dhunë që të ndalë protestat e qytetarëve. I bëj thirrje policisë që të heq dorë nga provokimet.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re