Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili i ka bërë thirrje qeverisë që të publikojë të vërtetat, për të justifikuar mbylljen e shqiptarëve për 8 javë.

Në një dalje për mediat nga selia e LSI, Vasili hodhi poshtë deklaratat e Ramës, sipas të cilit në Shqipëri kurba është e sheshtë.

“Kurba e sheshtë dhe kufizimet, nuk shkojnë me njëra-tjetrën”, u shpreh Petrit Vasili.

“Nëse pranoni kurbën e sheshtë dhe vazhdoni t’i qëndroni kësaj, largoni kufizimet. Kurbë të sheshtë dhe kufizime nuk mund të bashkëjetojnë me njëri-tjetrin. Në rast se keni të dhëna të tjera, në rast se keni fakte të reja, ekzaminime të tjera dhe nuk doni ti bëni publik dhe justifikoni edhe kufizimet që mbani shqiptarët prej 8 javësh. 8 javë të cilët nuk kanë shërbyer për asgjë, por kanë shërbyer vetëm për të thënë kryeministri “rrofsha unë”, “unë kam bërë shumë mirë”, “unë kam gjetur strategjinë e duhur””, tha Vasili.

Sipas tij, ndërsa u bindët të nderuar qytetarë që kjo ka qenë një zero strategji, sepse edhe kurbë e sheshtë edhe kufizime, janë dy gjëra që përjashtojnë njëra-tjetrën.

Përfundimisht o kurbë e sheshtë dhe masat duhet të hiqen ose të bëhen publike të vërtetat që të justifikohen 8 javët dramatike, që kanë krijuar premisat e dy pandemive, pandemisë ekonomikë dhe pandemisë mjekësore.

Pjese nga deklarata

Mbyllja e kufinjve ndodhi ditë më vonë pasi pandemia u shfaq dhe gjendja e fatkeqësisë natyrore pra situata që po pushtohej vendi sipas qeverisë u shpall 2 javë e gjysëm më vonë me kërkesën insistuese të opozitës e cila është masë proporcioanle për një situatë të caktuar dhe e shtrirë në kohë të caktuar për disa javë pra që nuk shkon më shumë se 4 javë.
Sot ka ardhur koha që të ndajmë njëherë e mirë atë që quhet qeveri abuzive e cila shpërdoron pushtetin dhe antiligjin që ka vendosur në anën e saj në dëm të qytetarëve, është shumë e qartë dhe po iua them dhe publikisht në qoftë se pranoni kurbën e sheshtë dhe vazhdoni t’i qëndroni kësaj largoni kufizimet.
Kurbë të sheshtë dhe kufizime nuk mund të bashkëjetojnë me njëra tjetrën.
Në rast se keni të dhëna të tjera, në rast se keni fakte të tjera, në rast se ekzaminime të tjera të cilat nuk doni që t’i bëni publike është momenti që t’i bëni publike dhe të justifikoni kufizimet me të cilat mbahen shqiptarët prej 8 javësh, sot bëhen 8 javë plot.
8 javë të cilat nuk kanë shërbyer për asgjë për të thënë kryeministri rrofsha unë, thotë unë kam bërë shumë mirë, unë ka gjetur strategjinë e duhur ndërkohë që u bindët të nderuar qytetarë që kjo ka qenë një 0 strategji pasi kurba e sheshtë dhe kufizimet janë gjëra që përjashtojnë njëra tjetrën.
Në rast se do të kishin ngjitje masat do të ndikonin që të kishim ulje dhe në rast se kemi të njëjtën gjë masat nuk kanë shërbyer për asgjë.
Kanë shërbyer vetëm e vetëm për të mbyllur gojët, për t’iu imponuar qytetarëve që mos të kërkojnë hesap për mosmarrjen e masave dhe e kanë bërë pikërisht për të shuar të vërtetat e mëdha.
Përfundimisht o kurbë e sheshtë dhe masat duhet të hiqen ose të bëhen publike të vërtetat që justifikojnë 8 javët dramatike, tragjike, shumë të rënda të cilat kanë krijuar premisat e dy pandemive që shoqërojnë këtë vend.
Pandemisë ekonomike e cila ka filluar të japi efektet e veta shkatërrimtare ku mijëra njerëz humbasin vendet e punës dhe pandemisë shëndetësore ku mijëra të sëmurë kronikë përshkak të ç rregullimit dhe keq menaxhimit të gjithë kësaj pandemie në mënyrën më të ç’organizuar dhe më antishkencore po përballen me lënie pas dore dhe spitalet dhe strukturat spitalore nuk iu përgjigjen dhe me një sistem primar i cili nuk u përgjigjet në kohë pasi është pushtuar nga antistrategjia për Covidin duke krijuar po ashtu premisat e një pandemie të sëmundjeve kronike më të rëndë dhe më vrastare, shumë herë më të rëndë dhe vrastare se sa Covid19.
Pra të nderuar qytetarë do të vazhdojmë të jemi vigjilent dhe të ndajmë me ju qartësisht të vërtetat dhe duke i ndarë ato nga shpërdorimi dhe përdorimi politik i atyre që për ca ditë më shumë në pushtet mund të sakrifikojnë çdo gjë dhe përfshirë këtu dhe jetën tuaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re