Përfaqësuesei i opozitës jashtëparlamentare, Petrit Vasili ka folur për mediat pas përfundimit të Këshillit Politik.

Në fjalën e tij, Vasili është shprehur se deklarata e Gjiknurit është shumë e rëndë duke zbuluar dhe një pjesë të deklaratës së thëne në Këshill pas debateve për koalicionet parazgjedhore.

“Gjiknuri e braktisi tryezën e Këshillit Politik duke i bërë shërbim bllokimit të këtij Këshilli. Gjiknuri bëri një deklarim shumë të rëndë. Ai deklaroi haptas se duke qenë mazhorancë ne miratojmë ligjin që na leverdis, -tha Vasili.

Edhe nga mbledhja e sotme e Këshillit Politik, palët dolën sërish pa marrëveshje. Edhe pse maxhoranca kërkon version të propozuar nga opozita e bashkuar për koalicionet, sërish nuk ka marrë përgjigje.

Ndërsa ushtron presion duke pretenduar se ndryshimet në Kodin Zgjedhor i miratojnë në Kuvend me ndihmën e opozitës së. PD-LSI duan t’i mbajnë koalicionet siç janë, ndërsa kërkojnë me ngulm rekomandime nga OSBE-ODHIR.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re