Skip to content

Vatër e fuqishme zjarri në Metalurgjikun e Elbasanit, tymi “pushton” qytetin

WhatsApp Image 2023 11 06 at 11.27.29 AM

Një vatër e fuqishme zjarri është aktivizuar në një pikë të grumbullimi të skrapit në ish-Metalurgjikun e Elbasanit. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, ndërsa shpërthimi ka tronditur të gjithë zonën.

 

Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Retë e tymit kanë “pushtuar” qytetin e Elbasanit. Paraprakisht nuk raportohet për të lënduar.