Pas disa ditësh në qetësi Durrësi i rikthehet sërish hartës me raste të reja të konfirmuar me koronavirus.
Burime për Abc News bëjnë me dije se rasti i konfirmuar këtë të enjte është vatër e re në këtë qytet. E konfirmuar me koronavirus ëhstë një 41 vjeçare banore e lagjes 13, e cila deri më tani nuk rezulton që të ketë pasur ndonjë kontakt me rastet e tjera të infektuar.
Tashmë vijon hetimi epidemiologjik i fokusuar kryesisht te familja e rastit më të ri.
Lexo edhe:Hapja vjen me probleme, 18 raste të reja me koronavirus brenda ditës
Numri i të infektuarave me koronavirus në vendin tonë është 898 persona mes të cilëve 31 kanë humbur jetën.
