Dy raste të reja me koronavirus janë konfirmuar këtë të enjte në Shkodër duke e çuar  në 110 numrin e të prekurve në këtë qytet.

Burime për Abc News bëjnë me dije se në Shkodër është zbuluar një tjetër vatër e re infektisioni që është një punonjës në një fabrikë të pijeve energjitike. Cilësohet vatër e re infeksione, pasi nga hetimi epidiomiologjik nuk ka pasur ndonjë kontak me raste të konfirmuara me koronavirus.

Gazetari Simon Shkreli raporton për Abc News se rasti tjetër është një infermiere e repartit të reanimacionit duke e çuar në 8 numrin stafit mjekësor të prekur me Covid 19.

Ndërkohë në vendin tonë deri më tani janë konfirmuar 773 raste me kornavirus mes të cilëve 31 persona kanë humbur jetën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko