Skip to content

Vatër e re ínfeksioni/ Pánik në Bashkinë e Lezhës, punonjësja del pozitive me koronavírus

Një punonjëse në Bashkinë e Lezhës ka rezultuar me koronavírus. Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se gjatë orëve të fundit, pas marrjes së testit kanë dalë pozitivë 5 persona që i përkasin të së njëjtës familje, mes të cilëve është edhe punonjësja e Bashkisë.

Gjendja shëndetësore e të ínfektuarëve të sotëm është e mirë. Pesë të infektuarit i përkasin një vatre të re ínfeksioni, ndërsa epidemiologët po punojnë për gjurmimin e zinxhirit që çoi në infektimin e kësaj familje dhe për kontaktet që kanë pasur deri tani.

Rasti i ri në Bashkinë e Lezhës mund të ketë shkaktuar pánik edhe për punonjësit e tjerë. Pritet që të merret vendimi për karantinimin e të gjithë punonjësve për të shmangur përhapjen e sèmundjes. Qyteti i Lezhës ka regjistruar sot 8 raste të reja me koronavírus, nga të cilët 5 ishin anëtarët e familjes.

Me 5 të ínfektuarit e sotëm, numri i përgjithshëm në Lezhë shkon në 22 persona pozitivë me Còvid-19, ku 14 prej tyre janë shëruar që para 2 muajsh.(A.M/Faxweb.al)

/faxweb