
Një vatër e re zjarri është parë sot në fshatin Vilz, qendra andministrative Rrëshen e rrethit Mirëditë.
Vatra është në afërsi të banesave dhe nëse nuk merren masa të menjëhershme rrezikojnë shtëpitë dhe bagëtitë e zonës.
Banorët kanë ngritur alarmin dhe kanë këkruar ndihmë për ndërhyrje të menjëhershme, sepse përhapja e zjarrit favorizohet edhe nga era dhe nëse do të lihet pas dore, zjarri kalon në anën tjetër t shpatit duke rrezikuar edhe fshatra të tjerë.



