Një vatër e re zjarri është shfaqur ditën e sotme në një tjetër zonë në malin e Tomorrit.

Temperatura e lartë dhe era kanë përhapur shkëndijat në vatrat e mëparëshme.

Dr.ADZM Fatos Nako shprehet se kjo vatër është shfaqur në një lartësi mbi 1800m është tepër vështir për tu përshkuar në këmbë.

“Është vatër e re ku era dhe temperaturat e larta e kanë favorizuar duke shpërndarë shkëndijat zjarrit drejt majës së malit Tomor. Për dy javë rresht nuk kemi ndalur punën duke munduar të izolojmë e shuajm cdo vatër. Zjarri ka një dukuri ai fle nën hi dhe drurët mbajë atë në pjesë brendshme por sapo fillon të fryj erë ai rindizet. Tashmë zjarri ka vijuar në një zonë tjetër ku terreni i thyer shkëmbor lartësia tepër e madhe e bën të pamundur shuarjen e tij. Kujtojmë që zjarri i shfaqur dy javë më parë shkrumboi mbi 20 ha pyje dhe qindra sipërfaqe me shkure duke djegur fole, kafsh të egra, duke dëmtuar seriozisht faunën florën në parkun kombëtar të Tomorit por ne nuk kemi rreshtur asnjë ditë”, tha z. Nako.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re