Vatër zjarri në malin “Vlashaj” të Shupenzës në Bulqizë
Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë dielë në malet e Bulqizës.
Zjarri është ndezur në malin “Vlashaj” mbi fshatin Shupenzë. Për shkak të erës së fortë vatra e zjarrit po përhapet me shpejtësi dhe po zgjerohet.
Ende nuk ka ndërhyrje nga autoritetet pasi janë në terren për shuarjen e zjarrit në masivin pyjor të fshatit Peladhi.
Kjo e fundit vazhdon të digjet prej një jave ku sipërfaqja e përshkuar nga flakët ka arritur në afro 10 hektar.
Situatë kritike vijon të jetë edhe në Lurë, ku fhjetra forca janë në terren duke luftuar me zjarrin që ka përfshirë masivin pyjor me pishë, ah dhe shkurre.
Një ditë më parë në ndihmë të forcave tokësore shkoi edhe një helikopter i ministrisë së mbrojtjes duke asistuar nga ajri për shkak të terrenit të thepisur.
